Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ermira Kolën dhe familjen e saj. Fatkeqesisht, këngëtarja e njohur e serenatave korçare ka humbur të ëmën pak kohë më parë, si pasojë e një problemi shëndetësor. E ftuar në “Vizioni i Pasdites”, Ermira nuk i mbajti lotët teksa zbulonte lajmin e bujshëm.

“Unë kam patur disa, si të thuash… ngjarje të hidhura që më kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe. Kam humbur nënën…” – shpreh ajo.

Këngëtarja korçare prej vitesh jeton në Tiranë, ndërkohë që prindërit qëndronin në Korçë. Teksa u pyet nga Evi Reçi mbi mungesën e saj në skenë e spektaklit “Këngë Moj”, Ermira tregoi se fatkeqesia u bë shkaktar i mungesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *