Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
01 May 2026
Vizion fokus

Protesta në ditën e punëtorëve, tubime e përplasje me...

Trump: Reduktojmë trupat në Europë, Italia, Spanja e Gjermania...

Hegseth: Afati për të kërkuar miratimin për luftën me...

Sali Berisha i vetëm në garë për kreun e...

“BE është bekim për ne”, Rama: Unioni ndryshoi qasjen...

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje...

Irani pëson goditje të rëndë në ekonomi

Publikohen pamjet e atentatit ndaj Donald Trump gjatë darkës...

“Procesi”/ Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet...

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Begaj: Shprehim mirënjohjen më të...

Këngëtari i njohur italian Antonio Diodato koncert sonte në Tiranë, Veliaj: Qershia mbi tortë e Javës së Kulturës Italiane

7 Qershor 15:20

Artisti i njohur Italian, Antonio Diodato, shumë i dashur edhe për publikun shqiptar, do të mbajë mbrëmjen e sotme një koncert në sheshin “Italia” në Tiranë. Pak orë para koncertit, ai u prit në një takim nga kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me ambasadorin e Italisë në Tiranë, Fabrizio Buccin.

“Qershia mbi tortë e kësaj jave është Antonio Diodato. Për të gjithë ju që keni parë “Sanremon” apo gjatë karantinës keni kënduar “Fai Rumore”, sot keni mundësi ta këndojmë së bashku me Antonion në sheshin “Italia”. Kjo ka qenë një javë fantastike me shumë aktivitete për Javën e Kulturës Italiane, jemi bërë të gjithë bashkë për të festuar Italinë dhe për të pasur më të mirën e Italisë këtu mes nesh”, tha Veliaj.

Ambsadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mbështetjen në organizimin e aktiviteteve gjatë Javës së Kulturës Italiane.

“Edhe këtë vit kemi pasur një javë shumë të bukur italiane, plot me shumë organizime të mrekullueshme. Më duhet të them që këtë vit do ta mbyllim me stil, me një koncert të mrekullueshëm të një artisti të madh italian. Do ta festojmë me të vërtetë në mënyrën më të mirë këtë javë të mrekullueshme. Si gjithmonë, faleminderit Erionit për mbështetjen, që është gjithmonë themelore, faleminderit sepse këto javë italiane në Shqipëri kanë qenë gjithmonë një sukses i madh”, tha ai.

Nga ana tjetër, vetë artisti italian u shpreh i lumtur që do të mund të japë kontributin e tij me anë të muzikës në një javë kaq të rëndësishme për të dyja vendet.

“Jam shumë i lumtur që të mund të jap një kontribut të vogël me muzikën time, në një javë kaq të rëndësishme për Italinë, por edhe për Shqipërinë, për këta dy popuj vëllezër. Dhe Gjithashtu, shpresoj që të jetë kolona zanore e kësaj dashurie që vazhdon dhe që shpresoj të vazhdojë përgjithmonë”, tha Diodato.

Diodato është një artist i njohur në skenën muzikore italiane dhe fitues i Festivalin e Sanremos në vitin 2020 me këngën e tij “Fai Rumore”, e cila u kthye në hit veçanërisht gjatë periudhës së karantinës./vizionplus.tv

Posted Under:
Sociale Vendi
Tagged:
Antonio Diodato java e kultures italiane Koncert Tirane Veliaj

Nga e njëjta kategori

700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do paguhet në plazhet publike të menaxhuara nga privati

më shumë...

Shqipëria e Kosova hapin kufirin, nga 1 maji deri në 30 shtator nuk do ketë kontrolle

më shumë...

Aksident i rëndë në Pogradec, shoferja përplas këmbësorin e moshuar

më shumë...

Paralizohet trafiku në aksin Tiranë–Elbasan, radhë kilometrike nga Tuneli i Krrabës deri në Bradashesh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:37

Protesta në ditën e punëtorëve, tubime e...

3:14

700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky...

3:05

Shqipëria e Kosova hapin kufirin, nga 1...

2:50

Aksident i rëndë në Pogradec, shoferja përplas...

2:29

Trump: Reduktojmë trupat në Europë, Italia, Spanja...

2:09

Hegseth: Afati për të kërkuar miratimin për...

2:06

Paralizohet trafiku në aksin Tiranë–Elbasan, radhë kilometrike...

2:00

Sali Berisha i vetëm në garë për...

1:46

Sfida dhe hyrje te reja, Ferma e...

1:35

Protestë e vakët për 1 Majin, sindikalisët...

1:29

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, trajleri del nga...

1:26

“BE është bekim për ne”, Rama: Unioni...

1:09

Ktheu tarracën e pallatit në apartament, arrestohet...

12:59

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan...

12:14

Shpërndanin kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të...

12:12

Afati 60-ditor i Trump përfundon sot, kërkohet...

12:02

Irani pëson goditje të rëndë në ekonomi

11:15

Kërcënoi me shpërthimin e një bombe në...

11:13

Vrau të bijën 24 vjeçare një vit...

10:26

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Ktheu tarracën e pallatit në apartament, arrestohet 57-vjeça...
  • Vendoset data, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme n...
  • Avokatja e Berishës: Çfarë lidhje ka ish-kryeministri me çës...
  • Morën vilën me qera në Elbasan për prostitucion dhe shitje d...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.