Artistë dhe sportistë kanë shprehur hapur mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj edhe për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.

 

Gjatë takimit hapës të fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit në Parkun Olimpik, ata kanë vlerësuar ndryshimet e mëdha që ka pësuar kryeqyteti dhe kanë bërë thirrje për një votëbesim edhe për katër vitet e ardhshme.

 

“E di që këta çunat dhe gocat do të hyjnë në histori dhe dua të jem pjesë e histories”, tha Gazmend Paja.

 

“Shumë shkurt që të mos ta kthejmë në fjalim, unë dua të them vetëm kaq: Nëse do kishte bërë nëna nja 3 si Erion Veliaj, nuk e di ku do ishim këtë 4-vjeçar. Unë jam në krah të Erionit sot as sepse kam një backgruond socialist, as sepse kam ndonjë teser partie, jam këtu sepse besoj te ky djali që kam këtu pranë. Besoj sepse kam parë atë që ka ndodhur me Tiranën tonë të dashur , me një qytet që po shkon drejt Europës, me një qytet kaq të bukur sa ke qejf të dalësh me vajzën se ke ku të çosh pa shpenzuar shumë. Faleminderit që na bëre ne artistëve të kemi aktivitete se jemi ankuar gjithmonë që s’ka aktivitete Tirana. Dilni dhe shihni tani se çfarë bëhet. Faleminderit!”, deklaroi Eneida Tarifa.

Pjese e çeljes se fushates se PS, u be dhe kengetarja Anxhela Peristeri dhe sportistja Luiza Gega.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *