Subscribe

Erseka dhe Përmeti ishin dy destinacionet e radhës që u ndezën falë atmosferës që solli Maratona “Këngë Moj”.

Kasti me artistet më të njohur e më të suksesshëm për publikun, me hitet e tyre më të njohura gjallëruan jetën muzikore dhe sezonin turistik në këto dy qytete…

 

ALEKS XHELILI – MJESHTER I KLARINETES

“Është një format i suksesshëm televiziv dhe këtu erdhën goxha këngëtarë të mrekullueshëm. Harruan për një moment hallet.”

 

LAXARELA – KENGETARE

“Si në Kolonjë. Jam dhe kolonjare vetë. Qyteti i Kolonjës është i mrekullueshëm.”

 

ARMANDO KLLOGJERI – KENGETAR

“Këngë moj në Ersekë ishte shumë e bukur, një atmosferë e jashtëzakonshme. Qytetet e vogla kanë nevoje jo vetëm për këngë, por dhe për gjëra të tjera.”

 

Organizuar nën kujdesin e Bashkisë së Kolonjës dhe Përmet, ky produksion i “Vizion Plus”, ja doli sërish, që të mbledhë mijëra qytetarë që nuk reshtën së kërcyeri dhe shoqëruar këngëtarët në performancat e tyre.

 

“U kënaqëm shumë.”

“Po kënaqemi.”

“Kemi ardhur me pushime, po ia kalojmë shumë mirë.”

“Po kënaqemi shumë.”

“Shumë bukur. Kam ardhur me pushime.”

 

Këto ishin tablotë e dy netëve të veçanta në këto dy qytete, ku të gjithë pjesëmarrësit, morën emocione dhe përjetuan një nate ndryshe, falë Maratonës “Këngë Moj” e cila vjen si një spektakël i freskët që promovon turizmin, një projekt që gjallëron jetën artistike, atë çka ka nevojë teleshikuesi në këtë sezon veror.

 

Të dyja këto mbrëmje fantastike do të mund t’i ndiqni në ditët në vazhdim, çdo të mërkurë e të diel, ora 21:00 në “Vizion Plus”. Ndërkohë që rrugëtimi vazhdon për tu ndalur në Lushnje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *