Subscribe

Stacioni i dytë i “Maratonës Këngë Moj”, ishte pranë qytetarëve dhe pushuesve të Adriatikut.

 

Ka qëne Durrësi këtë here qyteti qe ka pritur stafin e “Vizion Plus” dhe Promotor, në një mbrëmje të veçantë ku përforcuan rreth 25 artistë.

 

Këngë moderne, hite të sezonit, dhe ritmet e këngëve të njohura popullore, publiku ka gjetur kështu disa mënyra për ta festuar këtë nate muzike, organizuar nga bashkia e qytetit, nën kujdesin e kryetares së bashkisë, zonjës Emiriana Sako.

 

Ky event, kaq i dashur për te gjithë publikun, u zhvillua në sheshin kryesor përpara Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

 

“ENKELEDA ALUSHI – KENGETARE

Është një nga eventet me te rëndësishme muzikore në vend që shëtit në të gjitha qytetet shqiptare, aq me tepër që është ne Durrës, në qytetin tonë.”

 

“HYSNI ALUSHI – KENGETAR

Durrësi gjithmonë është dashamirës. Të tilla evente i mirëpret. Pastaj maratona gjithmonë ka qenë e suksesshme në Durrës.”

 

“VOJSAVA ALIA – KENGETARE

Për mua është kënaqësi. Është emocion i veçantë. Marr pjese për here te pare ne maratone dhe patjetër përherë te pare ne qytetin e Durrësit. Dhe pse unë përfaqësohem nga muzika popullore shpresoj qe publiku i Durrësit ta mirëpres dhe këtë zhanër muzikor.”

 

“AMARDA ARKAXHIU – KENGETARE

Faktikisht, ndjehem shumë e lumtur por njëkohësisht shumë e emocionuar se të tërhiqesh pak nga skena e të kthehesh prapë është shume vështirë. Por besoj se prania e publikut do më bëj mua të harroj emocionet. Ndihem shumë e lumtur, faleminderit shumë Vizion Plus, faleminderit shumë Pandit, për mbështetjen që më kanë dhënë dhe për suportin që u kanë dhënë këngëtarëve.”

 

“AUREL THELLIMI – KENGETAR

Është një nga mbrëmjet që të gjithë ne mezi e kemi pritur sepse live na ka munguar shumë.”

 

“SELAMI KOLONJA – KENGETAR

Maratona është një nga eventet më të dashura jo vetëm për ne, por dhe për ata që na ndjekin aty, por dhe nëpërmjet ekranit televiziv. Maratona është tashmë eventi i shtëpive tona.”

 

Artistë të suksesshëm, si dhe këngëtarë të rinj të këngës popullore e qytetare,  por edhe asaj moderne, për më shume se 2 orë performuan këngët dhe hitet e kësaj vere, përpara një spektatori që nuk rreshti së duartrokituri, por edhe së kërcyeri ritmet e muzikës tradicionale.

 

“Maratona Këngë Moj” solli para qytetarëve durrsakë emra të njohur nga gjithë Shqipëria, duke filluar nga Bujar Qamili, Maya, Ylli Baka, Valbona Mema, Violeta Kukaj, Selami Kolonja, Era Rusi, Aurel Thellimi, Blerina Braka.

 

Veçanërisht një publik ku kanë spikatur të rinjtë, por edhe të moshuar, secili sipas preferencave muzikore, shijuan këngët e tyre, të mbërthyer para skenës së “Maratonës Këngë Moj”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *