E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Showbiz

Kënga e re, Ariana Grande akuzohet për vjedhje

Ariana Grande publikoi klipin e ri ‘7 Rings’, i cili brenda një dite ka kapur më shumë se 20 milionë klikime. Pavarësisht suksesit, shumë dyshime janë hedhur rreth kësaj kënge, por akuza më e rëndë u bë publike nga reperja, Princess Nokia.

 

Sipas saj, Ariana ka vjedhur këngën që ajo ka publikuar në 2017-ën. Për ata që nuk e njohin, Princess Nokia është një repere nga New York-u dhe ka disa këngë të suksesshme, ndër to edhe ‘Mine’ për të cilën akuzon këngëtaren e njohur.

 

Reklamë

Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ajo ka zbuluar ngjashmërinë mes dy këngëve duke i vënë në sfond. Reperja thekson se kënga e saj dhe e Arianës kanë ngjashmëri të madhe në tekstet përkatëse, por jo vetëm.

 

Këtë herë Ariana e ka keq punën, sipas fansave kjo akuzë i ka ulur shumë pikë këngëtares. Në ditët në vijim pritet edhe një reagim për vërtetësinë e fjalëve të reperes./Tring.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë