E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 5 minuta më parë
Showbiz

Kendrick Lamar vë me shpatulla pas murit Donald Trump

Kendrick Lamar është kthyer në një nga reperat më të mirë në Hollywood, duke rivalizuar “të vjetrit” si Drake, J. Cole, Kanye West. Kënga e tij e fundit e publikuar ditën e sotme, “The Heart Part 4”, nuk ka lënë pa përmendur as Donald Trump dhe Rusisë, lidhur me ngjarjet e fundt politike në vend.

 

 

Në 4 minuta dhe nën ritmet e producentëve mizikorë Syk Sense, The Alchemist, DJ Dahi dhe Axlfolie, Lamar thur vargje me kuptim filozofik dhe politik për Trump duke thënë: “Donald Trump është një shkop i thatë, e di si ndihesh. Thuaju që Zoti po vjen, dhe Rusisë i duhet një buton ‘replay’. Votat elektorale duken si vota për memorial, por e vërteta e Amerikës nuk do t’i injorojë votat!”

Reklamë

 

 

Ndërsa për sa i pëkret kolegëve, Kendrick shprehet: “Ju lashë të vrisni mendjen për një emër, unë nuk jam si ju të gjithë!”.  Në fund të këngës ai ka lajmëruar edhe daljen e albumit të ri, konkretisht në 7 prill: “E dini çfarë vjen tani apo jo?! Keni kohë deri në 7 prill për të treguar sa vleni!” Djema, bëhuni gati se Kendrick po përgatit diçka muajin e ardhshëm!

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë