Subscribe

Mbrëmja e pare per 2020 ne Kendo Kengen Time ne Vizion Plus iu rezervua Endri dhe Stefi Priftit.

 

Ata janë ndër artistët më të pëlqyer nga publiku shqiptar, falë stilit unik dhe muzikës që bëjnë. Endri dhe Stefi, të njohur ndryshe edhe si vëllezërit korçarë, prej shumë vitesh punojnë dhe performojnë së bashku duke sjellë vazhdimisht hite dhe argëtuar publikun që e pëlqen muzikën e tyre.

 

Nuk kane zhgënjyer serish mbrëmjen e te enjtes performancat e talenteve te rinj, te cilet i sollen ne nje version origjinal disa nga këngët me te spikatura te repertorit te vëllezërve korçare.

 

Muzike dhe histori këngësh, ashtu sikurse kemi dëgjuar pergjate te gjithe mbrëmjeve ne Kendo Kengen Time, edhe ne episodin e mbrëmshëm nuk munguan rrefimet dhe detajet nga jeta artistike e artisteve korçare.

 

Dhe ne fund mbrëmja riktheu serish ne skene me nje performance Endri dhe Stefi Priftin, ndërkohe qe java e ardhshme do te sjelle nje tjetër ze tashme te munguar te skenës Shqiptare, Ledina Çelon, ne nje mbrëmje teper te veçante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *