E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Kendall Jenner mbush 21 vjeç

Ditëlindja e Kendall Jenner ditën e djeshme është organizuar dhe ndërtuar në bazë të stilit të viteve 20’. Të ftuar kanë qënë miq të modeles dhe familjarët e saj, përfshirë këtu dhe Kim Kardashian.

Veshja, të cilën mbante Kendall, ishte krijuar nga Antoine Salameh dhe brendi i tij LaBourjoisie, sigurisht në bashkëpunim me stilisten e saj Monica Rose. Veshja e Kendall, një rrjetë e qëndisur me kristale Swarovski,  u krijua  për vetëm 7 ditë me porosi të modeles. Ky fustan çmimin fillestar e ka 9,000 $.

Siç edhe stilisti Salameh ka deklaruar më pas për WWD, veshja është bazuar në modën e viteve 20’ dhe ka qënë një veshje perfekte. E thjeshtë për tu mbajtur dhe shumë e lehtë për tu manovruar.

Menjëherë portalet kanë folur për një fustan të ngjashëm, të cilin Paris Hilton e ka veshur në ditëlindjen e saj të 21 në vitin 2002. Të dyja vajzat e kanë shoqëruar fustanin me aksesorë të qafës dhe mediat thonë se duken jo shumë të ndryshme.

Reklamë

Por ky nuk ishte një aksident. Kendall është inspiruar nga veshja e Paris në atë kohë dhe ka postuar një nga fotot e festës së saj me përshkrimin: “Vintage Paris Hilton vibes. 21 21.”

 

 

kENDALL 2 kENDALL

Vazhdo të lexosh

Reklamë