E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:40 Në vijim ora 02:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Video · Politikë

Kënd lojërash tek “Bajram Curri”

Projekti i Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar kënde lojërash dhe hapësira çlodhëse në çdo lagje ka gjetur përkrahjen edhe të përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë. Ambasada e Çekisë iu bashkua nismës, duke dhuruar module të ndryshme lojërash për këndin e fëmijëve në sheshin “Bajram Curri”.

 

Teksa inspektoi fillimin e punimeve Erion Veliaj, u shpreh se ky kënd lojërash shënon fillimin e bashkëpunimit me ambasadat.

 

Reklamë

Kryebashkiaku garantoi se edhe në gjysmën e dytë të mandatit, do të vijojë punën për ndërtimin e hapësirave sportive dhe çlodhëse për te vegjlit.

 

Investimi për jetëzimin e sheshit “Bajram Curri” parashikon rikualifikimin e zonës përmes shtimit të gjelbërimit, ndriçimit dhe ndërtimit të infrastrukturës çlodhëse edhe per te rriturit. Po ne njësinë 7 është planifikuar edhe ndërtimi i dy shesheve të tjera për ta transformuar tërësisht këtë zonë.

Më shumë video

Reklamë