E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Kënd lojërash te “Ali Demi”

 

Një tjetër kënd lojërash i është shtruar kryeqytetit. Ne lagjen “Ali Demi”, Bashkia e Tiranës përfundoi projektin e dhjete dedikuar argëtimit te fëmijëve. Kryetari i bashkisë Erion Velia,,  u beri apel banoreve per te mirëmbajtur ketë.

 

 “Në një qytet me 1 milion banorë, ku 300 mijë janë fëmijë, si një familje që i ka fëmijët prioritet, po ashtu edhe një qytet, edhe një bashki, si një familje e madhe, duhet të ketë fëmijët prioritet. Dua të ftoj të gjithë banorët, gjyshërit, gjyshet, që ta ruajnë e ta mirëmbajnë. E kemi të pamundur që me kaq investime që po bëjmë, t’i vendosim nga një roje çdo investimi. Ama, nëse secili qytetar sillet si kujdestar, sillet si njeri i vëmendshëm, sepse ky kënd i shërben gjithë komunitetit, atëherë do të mund të kemi një jetë më të gjatë në këto investime.”

Reklamë

 

Kryetari i bashkisë deklaroi se do te ndërhyhet ne çdo lagje te kryeqytetit për te përmirësuar infrastrukturën. Veliaj ka kërkuar nga banoret te bashkëpunojnë per zgjedhjen e administratoreve te pallateve.

 

 

Më shumë video

Reklamë