Subscribe

Në zonën e Laprakës, pritet të ndërtohet një fushë e re sportive dhe një kënd lojërash për fëmijë. Nisja e punimeve u inspektua nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili theksoi se bashkia respekton moton e saj për të bërë një punë konkrete çdo ditë.

“Për 51 javë kemi zbatuar moton: “Çdo ditë nga një punë konkrete për Tiranën” dhe më vjen mirë që puna konkrete e ditës së sotme, teksa mbyllëm vitin tonë të parë, ka të bëjë me fillimin e një projekti fantastik këtu në njësinë 11, në zonën e Laprakës, që do të përfundojë brenda muajit gusht, me një terren sportiv të cilësisë më të lartë, si fusha basketbolli dhe me një kënd lojërash për të gjithë fëmijët”.

Veliaj kujtoi gjithashtu se, Bashkia e Tiranës ka bërë një premtim që brenda këtij viti kalendarik të gjitha lagjet e Tiranës të kenë terrene të reja sportive dhe kënde lojërash.

“I siguroj qytetarët që në shtator, kur të jenë kthyer nga pushimet, të gjitha shkollat do të jenë me infrastrukturë të përmirësuar, të lyera, të higjienizuara, të adresuara me të gjithë nevojat që kanë pasur për ngrohje, përpara se të nisë stina e ftohtë dhe më vjen mirë që ky projekt i rehabilitimit urban, i kthimit të një”baltovine” në një ambient të urbanizuar është në fakt metafora më e bukur e vitit tonë të parë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës”.

Në fund kreu i bashkisë së Tiranës vlerësoi edhe mbështetjen e investitorëve për projektet që po vihen në zbatim, pasi këto terrene sportive nuk do të shërbejë vetëm nxënësve brenda orëve të mësimit, por edhe për komunitetin në pjesën e dytë të ditës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *