E martë, 29 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Kemi thyer një mit”/ Veliaj: Në Njësinë 11 do marrim mbi 50% të votave

Kandidati i Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Veliaj ka vijuar fushatën e takimeve elektorale në Laprakë. Pasi mbolli së bashku me komunitetin disa pemë në këtë zonë, Veliaj tha se në Njësinë 11 PS synon më shumë se 50% të votave në 14 Maj.

 

Reklamë

“Ne kemi thyer një mit. Kemi fituar në të 27 njësitë e Tiranës. Por në Laprakë, në Njësinë 11, ne jemi më në fund forca e parë politike e këtij komuniteti”, u shpreh Veliaj.

 

Ai kërkoi nga qytetarët votën për Partinë Socialiste, e vetmja që besimin e tyre e kthen në punë dhe në investimet e duhura.

 

“Ka një arsye pse Astiri voton PS, ka një arsye pse Liqeni i Thatë voton PS, ka një arsye pse Sauku voton PS. Ata besojnë që kush bën 40 shkolla, bën edhe 44! Kush bën 100 rrugë, bën edhe 105. Kush bën 1 milionë mbjellje pemësh mund të bëjë edhe më shumë se aq, sepse vetëm puna na çon përpara” , deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë