Kryeministri Edi Rama mohon që Shqipëria ka taksën më të lartë të karburantit në rajon.

 

Në përgjigje të qytetarit, kreu i qeverisë bëri me dije se në taksë përfshihen taksa e qarkullimit dhe ajo e karbonit, ndërsa e konsideroi të pavend shfrytëzimin e situatës për përfitime personale.

 

“Thonë të gjithë që kemi taksën më të lartë të karburantit në Rajon. Ne nuk kemi taksë qarkullimi dhe karboni të ndarë, ne e kemi në çmim. Ne kemi taksat më të ulëtat në rajon për individët dhe biznesin e vogël, të gjitha këto të ardhura që ne i kemi lënë në xhepin e sipërmarrësve të vegjël dhe individëve duke i ulur taksën mbi pagën, që do vazhdojë, duan të thonë që janë diku të ardhurat për të financuar rritje pagash që do bëjmë siç jemi zotuar, nga diku do vijnë, nuk mund të jetë historia hiq këtu e hiq atje, me ça do i financojmë ne pastaj? Jemi të qartë për hata që do hedhim. Zgjidhje ideale nuk ka. Këta duan të shfrytëzojnë si hiena edhe vetë luftën të bëjnë gjurulldi për të nxjerrë përfitimet e tyre, kjo është e pamoralshme dhe nuk ka për të kaluar në këtë vend”, tha Rama.

 

Më tej, kreu i qeverisë përsëriti se qeveria nuk do ta heqë TVSH-në për naftën.

 

“Kam degjuar që thonë hiqni TVSH-në! Nuk funksionon kështu. Ne e hoqëm TVSH-në për bukën para shumë kohësh dhe rezultati nuk solli asnjë ulje çmimi. Pse? Sepse si rregull dora e lirë e tregut nuk i lëviz çmimet sipas urdhrave të qeverisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *