Subscribe

Minutat e fundit të emisionit “7pa5” mëngjesin e sotëm janë shoqëruar me një debat të fortë mes ish-deputetit Kujtim Gjuzi dhe analistit Genc Burimi.

Tema që ka ngritur diskutime ishte emërimi i Gabriel Atal si kryeministër i Francës, i pari në këtë post që vjen nga komuniteti LGBT.

Sipas Gjuzit, orientimi seksual duhet deklaruar, teksa Burimi u shpreh kundër kësaj, duke e quajtur diçka që i përket jetës private dhe nuk ka pse të bëhet e ditur.

Ndërkohë, Gjuzi bëri deklaratën e fortë duke thënë se në politikën shqiptare ka politikanë homoseksual që e fshehin orientimin e tyre.

“Përderisa kanë ardhur 5 kryeministra dhe nja 3 presidentë nga Franca këtu, përderisa i ulej në gjunjë kryeministri ynë kryeministrit të Luksëemburgut, që i përket këtij komuniteti. Përderisa në Partinë Demokratike, pjesa fraksionare e bashkuar me Berishën është mbështëse e LGBTI, çdo gjë bën vaki.

Ne jemi kundër kësaj sepse e shohim sindromë, nëse shumica në Shqiëpri mendon se nuk duhet të ketë më familje, bashkëjetesë. Po kemi që e fshehin, që duhet ta deklarojnë”, tha Gjuzi. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *