Kreu i SPAK, Altin Dumani teksa raportonte këtë të hënë në KLP punën e bërë për gjatë vitit 2024, tha edhe se ka pasur presion të jashtëm ndaj institucionit.
Avokati Altin Kaziaj i quajti të rënda deklaratat e Dumanit, pasi duhet të garantohet paprekshmëria e tyre.
Në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, ai tregoi se edhe ulja e numrit të referimeve të çështjeve në SPAK është një tjetër problematik.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Është mbushur kupa kur duhet të dalë prokurori dhe të thotë që ka kërcënime?
Kaziaj: Është shumë e rëndë deklarata e Dumanit. Sepse duhet të garantohet paprekshmëria e tyre. Më mirë se kushdo ata vetë e dinë se kush i ka kërcënuar. Ulja e numrit të referimeve të çështjeve në SPAK, kjo më duket një gjë shumë e rëndë. Unë jam i interesuar të di sa çështje janë referuar nga ministria në Prokurorinë e Posaçme. Këto statistika nuk na i tha Dumanit, ashtu siç nuk na tha se nga kush është kërcënuar. Prokuroria e Posaçme merret edhe me korrupsionin. Shpeshherë, zyrtarëve nuk u hyn gjë në këmbë.
Borakaj: Vazhdon të jetë kështu?
Kaziaj: Unë mendoj se ka vend për përmirësim. Struktura duhet të zgjerohet, sepse korrupsioni është shumë i lartë.
/vizionplus.tv