Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 July 2025
Vizion fokus

Gazetari: Rama po kërkon bashkëqeverisje, do të largojë socialistët...

Champions/ Drita bëhet skuadra e parë nga Kosova që...

Prishja e ndërtimeve pa leje dhe dorëheqja e drejtorëve,...

Ultimatumi i Ramës për Bashkitë, deputeti: Kryeministri po imiton...

Dorëheqja e drejtorëve të Bashkive, avokati: Ndërhyrja e kryeministrit...

“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti:...

Shkarkimi i drejtorëve? Deputeti i Lëvizjes Bashkë: Rama po...

Pse gjithë ky aksion tani në verë? Gazetari: Nuk...

“Unë nuk jam në anën e askujt”, Trump: S’do...

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra...

“Kemi pasur ecuri të mirë”, Mete: Shqipëria një nga ekonomitë më rezistente në rajon

16 Shkurt 11:57

Ministri i Financave, Ervin Mete ka mbajtur fjalën e tij në Mbledhjen e Konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë.

Mete tha se në vlerësimet e Fondit Monetar dhe Bankës Botërore, Shqipëria rezultoi si një nga ekonomitë më rezistente në rajon.

Ai shtoi se ka pasur një ecuri të mirë të ekonomisë, punësimit, të ardhurave dhe investimeve të huaja.

Fjala e ministrit:

Siç e përmendi Guvernatori, turizmi është kthyer në një mbështetës të fortë të zhvillimit dhe rritjes ekonomike për ne, ashtu siç ka qënë prej vitesh për shumicën e vendeve të pranishme në këtë takim.

Kontributi i këtij sektori, krahas sektorëve të tjerë, ka qënë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare në përballje me një seri goditjesh, ku veç pandemisë dhe efekteve të konfliktit Rusi-Ukrainë, vendit tonë iu desh të përballej edhe me pasojat e një tërmeti shkatërrues të vitit 2019.

Edhe në vlerësimet e Fondit Monetar dhe Bankës Botërore, Shqipëria rezultoi si një nga ekonomitë më rezistente në rajon dhe kjo qëndrueshmëri është inkurajuese edhe për perspektivën afatmesme dhe afatgjatë, si edhe për shëndetshmërinë e financave publike në vend.

Kemi pasur një ecuri të mirë të ekonomisë, punësimit, të ardhurave dhe investimeve të huaja. Standard and Poor’s në fund të vitit të kaluar rishikoi perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në pozitive.

Borxhi publik jo vetëm zbriti në nivelet e para krizave, por arriti nën 60% për herë të parë që nga viti 2011, duke shënuar një nivel prej 59.2% në fund të vitit 2023, sipas vlerësimeve më të fundit, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet që kanë ulur me ritmin më të shpejtë borxhin publik në rajon.

Jemi angazhuar së fundmi në finalizimin e një strategjie të Menaxhimit të Financave Publike, në koordinim me Bashkimin Evropian, si një nga parakushtet themelore të avancimit me negociatat drejt BE-së, negociata në të cilat kemi pasur vlerësime shumë pozitive nga Komisioni.

Rekomandimet që kanë rezultuar nga këto negociata, së bashku me grupin e reformave që presim të dakordësojmë me Komisionin, si pjesë e Planit të Rritjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor besoj do të jenë shtysa të rëndësishme për integrimin e tregjeve, përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe konvergjencës së rajonit me vendet e BE-së.

Pjesë e reformave të Menaxhimit të Financave Publike është edhe Strategjia Afatmesme e të Ardhurave, për të cilën kemi punuar së bashku me FMN-në, me synim përmirësimin e administrimit fiskal dhe efektshmërinë e politikave tatimore.

Në dinamikat komplekse të zhvillimeve gjeopolitike apo edhe rajonale, është e rëndësishme të forcojmë rezervat për t’u përballur më me efektshmëri me sfidat e ardhshme.

Objektiv mbetet arritja e një rritjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, por tashmë edhe të gjelbër. Shqipëria dhe rajoni janë në një pozicion të favorshëm për të realizuar veçanërisht këtë të fundit.

Ne kemi vendosur objektivin e transformimit të Shqipërisë në eksportues neto të energjisë, bazuar në zgjerimin e burimeve të rinovueshme dhe synojmë të zgjerojmë investimet e qëndrueshme në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke adoptuar një kuadër efektiv të taksonomisë së gjelbër.

Për një rritje gjithëpërfshirëse, kemi nisur një diskutim të thelluar me Bankën Botërore për analizimin e komponentëve të mbrojtjes sociale, me objektivin për të ndërmarrë një qasje reformuese edhe ndaj sistemit të pensioneve.

Gjithashtu, politikat ndaj mbrojtjes së kapitalit njerëzor dhe nxitjes së punësimit mbeten thelbësore, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë.

Kemi vendosur po ashtu si objektiv inovacionin, digjitalizimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale, që është edhe një nga temat e diskutimit sot dhe do të jetë një nga elementët që e ardhmja dikton ta vëmë në funksion të rritjes së produktivitetit dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Të nderuar Ministra dhe Guvernatorë,

Sfidat për të cilat diskutojmë nuk janë të reja, as të veçuara, madje janë shumë të ndërlidhura mes vendeve, pavarësisht madhësisë së tyre. Në këtë frymë, mendoj se ndarja e mendimeve sot dhe shkëmbimi i eksperiencave do t’i vlejë adresimit sa më efektiv të këtyre sfidave.

Posted Under:
Aktualitet Anash Ekonomi
Tagged:
Banka Botërore Ervin Mete FMN

Nga e njëjta kategori

Gazetari: Rama po kërkon bashkëqeverisje, do të largojë socialistët dhe të punësojë të PD

më shumë...

Champions/ Drita bëhet skuadra e parë nga Kosova që kalon turin e parë, në turin e dytë e pret Copenhagen

më shumë...

Prishja e ndërtimeve pa leje dhe dorëheqja e drejtorëve, gazetari tregon në Quo Vadis “strategjinë” e Ramës

më shumë...

Ultimatumi i Ramës për Bashkitë, deputeti: Kryeministri po imiton Donald Trump

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:45

Farat e shalqirit në dietë, zbuloni përfitimet...

10:44

Gazetari: Rama po kërkon bashkëqeverisje, do të...

10:40

Champions/ Drita bëhet skuadra e parë nga...

10:29

Prishja e ndërtimeve pa leje dhe dorëheqja...

10:13

Ultimatumi i Ramës për Bashkitë, deputeti: Kryeministri...

10:03

“Investova I70 mijë euro dhe mi shembën”,...

9:52

A keni dhënë ryshfet për të ndërtuar?...

9:48

Dorëheqja e drejtorëve të Bashkive, avokati: Ndërhyrja...

9:35

“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po...

9:29

Shkarkimi i drejtorëve? Deputeti i Lëvizjes Bashkë:...

9:23

Pse gjithë ky aksion tani në verë?...

9:16

“Unë nuk jam në anën e askujt”,...

9:02

Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për...

8:52

Hapa të thjeshtë se si të kuptojmë...

8:24

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë,...

8:12

Ish-futbollisti gjerman: Problemi më i madh i...

8:06

E rëndë në Itali! U ngjit bashkë...

7:37

“Jo faturë për ambulantët”, Tatimet: E detyrueshme...

7:11

Rutte: Nëse vazhdojnë marrëveshjet me Rusinë, do...

6:59

Bilbao “blindon” deri në vitin 2035 Nico...

Më të klikuarat

  • A keni dhënë ryshfet për të ndërtuar? Pronari i bujtinës në...
  • Rrëzohet aeroplani në Florida, ja momenti kur banorët shpëto...
  • “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, qytetarët nisen drejt...
  • Aksident tragjik në Itali, humbin jetën tre burra, në gjendj...
  • “Morëm porosi të vrisnim vëllanë e Talo Çelës, por ne s’doni...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services