Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga zyra e tij në selinë rozë mëngjesin e kësaj të hëne.

 

Teksa shihet duke përshëndetur dy breshkat që ndodhen aty, Rama thotë se Partia Socialiste ka nisur rrugën për të fituar një tjetër betejë, atë të zgjedhjeve vendore.

 

Rama uron gjithashtu që të ketë sa më shumë shi, për të përballuar krizën energjetike.

 

“Për të nisur një rrugë të re drejt një fitore të re të zgjedhjeve vendore. Dialog me komunitetet në të gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore dhe sfidat e përbashkëta. Paçit të gjithë javë të mbarë dhe me sa më shumë shi. Shiu nuk duhet të na harrojë sepse na duhet për të luftuar inflancionin e luftës. Nuk e kemi sjellë ne por duhet të bëjmë çmos për ta luftuar”, shprehet Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *