“Kemi një plan konkret për rindërtimin dhe pandeminë”/ Veliaj ka një thirrje për votuesit

Gjatë prezantimit të kandidatit për deputet Arben Pëllumbi, Erion Veliaj, nga njësia nr.2 përçoi një thirrje për ata qytetarë që votojnë për herë në parë në këto zgjedhje. Ai kërkoi që të votojnë për PS-në, me qëllim për të përfunduar punët që janë nisur jo vetëm në kryeqytet, por në të gjithë Shqipërinë.
Duke e cilësuar rindërtimin dhe pandeminë, si dy prej betejave kryesore te qeverisë, kryebashkiaku i Tiranës theksoi se PS ka një plan konkret për zbatimin e këtyre sfidave.
“Duhet të vendosim një standard. Nëse kam një gjë për të cilën ndihem mire, janë punët e mira që janë bërë. Shumë mire që themi “O sa mirë me qenë shqiptar” kur del një balerin, soprano; por është shumë mirë kur djemtë dhe vajzat rriten në kushte shumë më dinjitoze, sesa kushtet spartane që kemi pasur. Oreksi vjen duke ngrënë, e prandaj kjo është arsyeja pse duam të vazhdojmë këtë punë dhe ritëm ndryshimesh. Duke punuar, ne bëjmë progres. Për ju që jeni votues për herë të parë është mundësia që të jepni një dorë aty ku ju shikoni që po punohet dhe po shkohet në drejtimin e duhur. Dy betejat tona janë: vaksinimi dhe rindërtimi. Jemi krenarë që jemi socialistë sepse kemi një plan kontrekt që po zbatohet për të dyja këto sfida.”




