Mjeku i Infektivit, Pëllumb Pipero shprehet se vendi ka hyrë në një fazë të re të epidemisë.

Duke marrë shkas nga rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, Pipero iu drejtua me një mesazh qytetarëve që të vendosin maskë në mjedise publike dhe të ruajnë distancën fizike me të tjerët, me qëllim për të parandaluar.

“Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të epidemisë, në një fazë ku secili nga ne është i lirë të lëvizë dhe të kryejë aktivitetin normal të jetës. Tashmë më shumë se kurrë është e nevojshme të respektojmë disa rregulla elementare po shumë të rëndësishme për këtë fazë të re të epidemisë në vendin tonë, por edhe të jetës tonë. Këto rregulla dhe kjo mënyrë e re jetese është thjesht dhe vetëm më shumë kujdes, të mirëkuptojmë që virusi është ende midis nesh, ai ende mund të na infektojë, ai ende mund të na sëmurë madje edhe mund të na kërcënojë më shumë se sa kaq. Ndaj ju lutem si specialist, si mjek por edhe si qytetar, më shumë kujdes, ruani distancën fizike, vendosni maskën në mjedise publike, vendosni maskën atje ku nuk mund të ruani distancën, kujdesuni për higjienën e duarve, së bashku do ja dalim deri në fund të kësaj epidemie”, tha Pipero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *