Subscribe

Samiti BE-Ballkani Perëndimor ditën e djeshme në Bruksel u mbyll me një deklaratë të përbashkët në fokus të të cilës janë përpjestimi i anëtarësimit të vendeve të rajonit, rritja e investimeve nga ana e BE-së dhe siguria kibernetike.

Megjithë pritshmëritë, asnjë mesazh i qartë nuk erdhi për Shqipërinë dhe qëndrimin e Greqisë për të bllokuar hajen e grup-kapitujve të parë për shkak të çështjes Beleri.

Lexo edhe :

Related Posts

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për gazetarët ditën e sotme ka ndarë detaje nga ajo që u diskutua gjatë Samitit.

Rama: U vu në pah progresi i bërë. U fol për procesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës, për nevojën e linjëzimit të plotë të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në aspektin e politikës së jashtme. Ndaj sot me ju faktin se vendet anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë dhe nga ana e Komisionit Evropian vlerësohet me nota pozitive performanca e skuadrës tonë ndërkombëtare të negociatave.

Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij tha se skuadra ka bërë 777 prezantime në Bruksel gjatë 14 muajve nga çelja e negociatave të procesit të anëtarësimit. Rama vlerësoi 36 ekipet përbërëse të kësaj skuadre, për të cilët tha se kanë lënë një mbresë të shkëlqyer.

Rama: Kemi fituar një respekt që nuk e kemi pasur kurrë. Marrëdhënia me BE bazohet te një religjion i përbashkët që është Evropa e gjithë shqiptarëve, si një amanet i vjetër i atyre që na lanë porosi që të mos harrojmë asnjëherë se për ne dielli lind andej nga perëndon, si një mision dhe si një borxh historik ndaj gjeneratave të tjera dhe patjetër edhe si një fuqi e shtuar për të punuar dhe për të përballuar me durim çdo vështirësi e për të kapërcyer çdo pengesë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *