Subscribe

Sulmi në bazën ushtarake në Gramsh nga dy shtetas rusë dhe një ukrainas, mund të jetë bërë si një skenar për të tërhequr vëmendjen nga një tjetër ngjarje.

 

Kështu u shpreh ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një konferecë të përbashket me kolegun e tij Bledi Çuçi në lidhje me ngjarjen e dyshuar si aktivitet spiunazhi nga Rusia.

 

NIKO PELESHI

MINISTER I MBROJTJES

Nuk përjashtohet të jetë bërë për të tërhequr vëmendjen nga një ngjarje tjetër. Jemi në një kohë të prishjes së ekuilibrave gjeopolitike por cdo ngjarje meriton të shohim jo si duket por dhe në mënyrë të tërthortë. Përpunojnë çdo informacion dhe në kontekstin e prishjes së ekuilibrave kryesisht pas agresionit rus në rajon, jemi në një rajon delikat, Ballkani është kompleks, jo të gjtha shtetet kanë të njëjtën agjendë, Shqipëria është kampion për orientimin e vet perëndimor por jemi të brishtë si rajon ndaj na bën dy herë më të vëmendshëm.

 

Për ministrin e Brendshëm  Bledi Çuçi agresioni dhe pajisjet që kishin me vete tre të arrestuarit, përbëjnë material për dyshim, por do të jetë prokuroria që do të zbardhë çështjen nëse kemi të bëjmë me spiunë apo me turistë të pasionuar pas monumenteve ushtarake.

 

BLEDI ÇUÇI

MINISTER I BRENDSHEM

Ky objekt është deklasifikuar, për nga pajisjet që kishin me vete dhe për shkak të agresionit që kanë ushtruar ndaj ushtarëve janë marrë nën hetim nga prokuroria. Prokuroria bashkë me policinë do e zbërthejë çështjen. Ka turistë aventurierë që e kanë si synim fotografimin e objekteve me karakter të veçantë që ishin pjesë e një industrie të luftës së ftohtë, ndaj do hetojmë deri në fund për të hetuar çdo pozicion të gjithkujt në këtë ngjarje. Deri tani nuk ka vend për spekulime. Edhe për ngjarje të tjera të ngjashme kemi qenë shumë të qartë. Përfundimi i hetimeve do të tregojë se çfarë qëllimi kishin këta njerëz, pavarësisht se objekti është i deklasifikuar dhe nuk ka asnjë sekret shtetëror.

 

Peleshi shtoi se ngjarja e fundit ka bërë që të shtohen forcat e efektivëve në të gjitha pikat ushtarake të vendit, sidomos në ato që kanë një rëndësi të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *