Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Korçës. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një këmbësor, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

“Vizion Plus” mëson se ngjarja ka ndodhur në afrësi të kryqëzimit të shkollës së mesme “Raqi Qirinxhi”. Sipas policisë këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një mjet që po lëvizte me shpejtësi në momentin e aksidentit.

 

Këmbësori është derguar me urgjencë në spitalin e Korcës, ndersa efektivët janë vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit, i identifikuar tashmë nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *