Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, pjesë e “Komisionit të Rithemelimit”, shprehet se mania e Bashës për “t’u kapur me thonj pas karriges” së kryetarit është faktori kyç që ka shkaktuar trazirat në PD.

 

Në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, ai deklaroi se pas mbylljes së debatit të brendshëm, opozita do të rikthejë vëmendjen e saj të aksioni politik kundër qeverisë.

 

“Foltorja nuk ka asnjë devijim nga aksioni politik kundër qeverisë. Nëse kemi një problem në këto tre muaj, është ulja e intensitetit të luftës politike kundër qeverisë dhe të bërit opozitë; duhet të kthehemi te opozita e vërtetë sa më shpejt…Basha është i shkarkuar tashmë, është ish-kryetar që prej datës 11. Për ta formalizuar dhe ratifikuar po çohet edhe te anëtarësia për t’i vënë vulën edhe në mënyrën më ligjore e më të moralshme të mundshme shkakrimit të tij. Nuk është fundi i botës, ai nuk ka lindur kryetar partie, nuk ka pse e trajton me kaq dhimbje dhe vuajtje.”

 

I pyetur nëse mund të ndalet rrjedha përçarëse që ka përfshirë selinë blu, Këlliçi shfaqet pozitiv:

 

“Duhet të ishte vullenti i Bashës, i të parit fare, që duhet të futej në votëbesim. Jo më larg se në 13 qershor, kur ai u zgjodh në krye të PD, asnjë rrethanë nuk ka ndryshuar në PD. Nëse ai mendon se në 9 shtator ka bërë vendimmarrjen e duhur për të larguar Berishën për të mos çuar konfliktin në bazë, atëherë çfarë e pengon që mos të futet në votëbesim, m.q.s pretendon që ka mbështetjen, të zbatojë një mekanizëm demokratik, meqë është në këto kuota që ai pretendon se është, do ta kishte më të lehtë për të fituar dhe do të ishte më mirë për të. Mania për t’u kapur me thonj pas karriges është faktori kyç që po çon në këtë situatë konfuze PD-në, megjithatë unë e shoh me shumë dritë, si të vetmen mënyrë për t’u ringritur. Nëse kishte një mënyrë për të rithyer debatin e brendshëm ishte përmes këtij procesi që po ndodh, e që ka tre muaj që po ndodh. E gjitha vëmendja është te PD. Pasi të mbyllim këtë debat të brendshëm, rikthejmë vëmendjen se beteja kundër qeverisë duhet të jetë pika kyçe e grupit parlamentar të PD.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *