Subscribe

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi iu është përgjigjur kritikave se opozita nuk ka përfaqësuar në asnjë moment qytetarët.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, ai solli në vëmendje protestat e zhvilluara kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai tregoi se uniformat blu e morën zvarrë orët e para të mëngjesit të 17 majit vetëm për faktin që kishte dalë kundër shembjes së godinës së Teatrit.

“Kemi ndjekur një protesë prej 450 ditësh tek Astiri, kundër një projekti korruptiv, dy vite dhe tre muaj kemi qëndruar tek Teatri Kombëtar. Jam marrë zvarrë natën e 17 majit në 4:30, jam arrrestuar, mabjtur në Komisariat për 8 orë sepse kisha dalë për të protestuar për Teatrit Kombëtar. Unë kam qenë i proceduar penalisht nga ministrja e Arsimit, pse kam ngritur zërin kur u zhvilluan protestat e studentëve. Të thuash që nuk është bërë opozitë dhe nuk ka bërë protesta, është e pavërtetë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *