Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka akuzuar ministren e Arsimit, Besa Shahini se ka vendosur që rivlerësimin e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë ta kryejë e njëjta qendër (QSHA) që ka hartuar tezën.

Ai shkruan se Ministria e Arsimit ka shkelur ligjin dhe etikën duke i lejuar qendrës që të përzgjedhë grupet e mësuesve që do të rivlerësojnë.

“Ministria e Arsimit sot hoqi dorë nga çdo detyrimi themelor që ka ndaj maturantëve e sidomos ndaj maturantëve të këtij viti që u goditën nga një tezë idiote, për idiotësinë e të cilës u shprehën këto dy ditë një numër i madh ekspertësh, pedagogësh e mësuesish të indinjuar. Shparë përfundoi mbledhjen Komiteti i Maturës Shtetërore pranë Ministrisë së Arsimit. Ranë dakord për të zgjidhur hallin e tyre, jo të maturantëve. Ministria vendosi, në shkelje të ligjit e duke hequr dorë nga përgjegjësitë e veta, që rivlerësimin e provimeve do ta kryejë E NJËJTA QENDËR (QSHA) që ka hartuar tezën idiote. Pra merret me mend si do jetë rivlerësimi. Ministria po ashtu i lejoi kësaj qendre që TË PËRZGJEDHË AJO GRUPET E MËSUESVE QË DO TË RIVLERËSOJNË, duke shkelur ligjin dhe etikën, pasi mësuesit nuk janë në varësi të kësaj qendre por të Ministrisë dora vetë.”

Këlliçi tha se Ministria sapo u bë gardh për të mbrojtur veten, duke braktisur maturantët në një tym informacionesh e veprimesh antilgjore.

“Në mbledhjen e Komitetit të Maturës që sapo përfundoi Ministria në mënyrë tinëzare, u koordinua madje edhe kur dhe si do dalin përgjigjet e pyetjeve (që duhej të kishin dalë me kohë) dhe ky koordinim u bë thjesht për të mbrojtur Ministrinë e jo për të lehtësuar dëmin që iu bë maturantëve, të cilëve u detyrohej para së gjithash një NDJESË TË MADHE PUBLIKE QË NUK UA KËRKOI KURRË.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *