Ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi ka treguar nga SHBA se si shihet situata aktuale politike në Shqipëri.

Në një lidhje direkte në “Skype” në emisionin Quo Vadis të moderuar nga Pranvera Borakaj, Këlliçi hoqi gjithashtu një paralele mes situatës që gjendet zoti Donald Trump dhe asaj që gjendet Sali Berisha.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Je për vizitë pune apo për arsye personale në SHBA?

Këlliçi: Vizitë pune, kam qenë i ftuar në Mëngjesin e Lutjeve dhe kam pasur disa takime me faktorë politikë në Kongres. Kam dy ditë takime dhe do kthehem në Tiranë.

Ka goxha zhvillime sidomos me deklaratat e “pentitos” se fundit, Arben Ahmetaj.

Pranvera Borakaj: Si është pritur kjo në SHBA?

Belind Këlliçi: Është interesante se është faktuar çdo gjë që kemi thënë. Ka dalë një detaj i ri për aferën e incineratiorin e Triranës. Ka dalë një detaj për kompninë në pronësi të drejtëpërdrejtë të Vlaidmir Putinit dhe kjo është bërë publike dhe më parë dhe nga Arben Ahmetaj.

Pranvera Borakaj: Situata që është sot PD është si pasojë e qëndrimit shumë të fortë të SHBA dhe ambasadores amerikane atëherë. Cila është qasja që kanë përfaqësuesit të që ju takoni?

Këlliçi: Sa i ëprket kontakteve që ë kam pasur. Pjesa dërrmuese me reublikanët, kanë një vlerësim minimal për politikën e jashtme amerikane, për faktin që ka një ngjashmëri të frikshme me situatën ku ndodhet Trump me zotin Berishaqsa i përket ngritjes së akuzave dhe pamundësisë për të regjistruar emrin në listën e votimit. Kjo nmdodhi në 14 maj në Shqiëpri ku Berisha nuk e kishte emrin në fletën e votimit.

Pranvera Borakaj: Meqenëse bëre paralelizëm mes Berishës dhe Trump, në SHBA është e ndjeshme diferenca për mbështetjen ndaj Trumpit por në Shqipëri nuk është e njëjta për Berishën

Këlliçi: Trump gëzon një mbëshetje të madhe brenda republikanëve por kjo mbështetje brenda PD është më e madhe për Berishën. Dëgjova pak më parë zotin Andoni që tha do të ketë bashkim me Bashën. I garantoj zotit Andoni që bashkim me Lulzim Bashën nuk do të ketë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *