Nga Lapraka kandidati i opozites per bashkine e Tiranes Belind Kellici ka akuzuar rivalin socialist Erjon Veliaj se ka lene jashte vemendjes qytetin, duke shpenzuar fondet e buxhetit te bashkise per inceneratorin.
Sipas Kellicit zona si Lapraka nuk pastrohen, ne infrastrukturen rrugore nuk eshte investuar dhe qytetaret perballen me indiferencen e bashkise.
BELIND KELLICI
KANDIDAT PER BASHKINE E TIRANES
“Shihni këtu, shihni ku kalojnë makinat përditë. Shife ku kalojnë makinat, shife këtë këtu! Kjo ka qenë kërkesë e banorëve, që kanë thënë: Belind na jep mundësinë që ne të tregojmë realitetin se nuk e shohim kurrë, as në media as në rrjete sociale, askund. Unë jam këtu për t`i shërbyer qytetarëve. Qytetarët e Tiranës nuk duhet të kenë më dallime. As të djathtë e as të majtë, as me parti e as pa parti. Jemi të gjithë qytetarë të Tiranës. Imagjinoni një nënë të re, me karrocën me fëmijë, që kalon në këtë rrugë. Kjo rrugë është në këtë gjendje tani që është thatë, po kur bie shi? Po kur bie shi, me çizme, 2023. Erion Veliaj 12 ditë e ka afatin e skadencës, 12 ditë!_”
Sipas Kellicit zona si Lapraka kane mbetur pa investime sepse bashkia fondet e buxhetit i shpenzon per Inceneratorin.
“Vetë me dorën e vet, Veliaj dhe Kryeministri kanë firmosur 430 milionë euro për pastrimin e Tiranës, shiheni ku është! Shiheni, jemi në Laprak. Jemi 3 kilometra nga qendra e Tiranës, nga zemra, nga “Sheshi Skënderbej”. Kalojnë fëmijë këtu, a kalojnë fëmijët tuaj këtu, nipër e mbesa?! Kalojnë këtu çdo ditë. Çdo ditë”
Kelliçi ka ftuar banoret qe te ndeshkojne me vote keqqeverisjen.
_“Jeni me ju mbajt peng me ju marr votën, këtë e dinë njerëzit. Te kutia e votimit mos harroni, jeni ju edhe Zoti, nuk ju sheh njeri tjetër. Ndëshkojini këta për të gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. T’i ndëshkojmë këta me votë për gjithë këtë padrejtësi që ju bëjnë. Të mbajnë llogari, të dalin para ligjit për si i kanë vjedhur qytetarët se janë vjedhur lekët e tua_”-
Belind Këlliçi u shpjegoi banoreve te laprakes programin e tij me 5 pika: Transport publik falas; nënkalimi te “Sheshi Skënderbej”; ulje e taksave dhe tarifave vendore; 500 oaze të gjelbërta si dhe ndërtim të shkollave, çerdheve dhe kopshteve.