“KEIT” lider i kirurgjisë estetike, media italiane jehonë klinikës në Shqipëri

Emisioni i famshëm në Rai Uno, “Porta a Porta”, drejtuar nga Bruno Vespa, trajtoi pak javë më parë temën e kirurgjisë estetike jashtë kufijve të Italisë, duke prezantuar KEIT Day Hospital si zgjedhjen e parë të italianëve. Gazetarja Simona Decina udhëtoi drejt Tiranës për të vizituar nga afër këtë qendër për t’i kushtuar një kronikë si lider të kirurgjisë estetike për pacientët ndërkombëtarë, kryesisht ata italianë.
Standardet dhe cilësia e lart në KEIT Day Hospital
Në kronikën e saj, Deçina thekson standardet e larta që KEIT ofron, cilësinë e shërbimit dhe tarifat mjaft konkurruese në raport me tregun italian. Ajo e dëshmoi këtë edhe nëpërmjet intervistave të pacientëve italianë të operuar në KEIT ku njëri prej tyre që ka kryer rimodelimin e hundës shprehet: “Zgjodha KEIT pasi ma sugjeruan disa miqtë e mi të kënaqur nga shërbimi.” Një tjetër paciente që ka kryer zvogëlimin e gjoksit thotë: “Për të njëjtën ndërhyrje në Itali më kanë kërkuar rreth 8 mijë euro ndërkohë që në KEIT e kam kryer me gjysmën e tarifës.” Ndërkohë që vetë gazetarja e mbyll këtë kronikë referuar KEIT: “Shumë klinika janë hapur e mbyllur në Tiranë, por asnjë nuk i afrohet standardit të asaj që ne vizituam”.
KEIT në media: një model ndërkombëtar për kirurgjinë estetike
Kjo nuk është hera e parë që KEIT bën jehonë në mediat italiane. Emisione të njohura si “Nemo-Nessuno Escluso” në Rai Due, “La Vita in Diretta” në Rai Uno, “Dritto e Rovescio” në Rete 4 apo “L’aria che tira” në La 7 e kanë cilësuar KEIT si një model ndërkombëtar për standardet e kirurgjisë estetike. Përveç transmetimeve televizive, edhe mediat e shkruara si “Il Sole 24 Ore”, “Il Messaggero”, apo “Roma Today” i kanë dedikuar KEIT disa artikuj, ndërsa “Corriere della Sera”, gazeta më e madhe italiane, e ka cilësuar atë si “Perandori të kirurgjisë estetike.” /vizionplus.tv




