Mbrëmja e dhjetë e spektaklit “Ferma VIP 2”, transmetuar në ekranin e Vizion Plus, solli një rrjedhë emocionesh të forta, vendime të papritura dhe surpriza të paparashikuara për publikun dhe fermerët.
Moderatorja Luana Vjollca hapi mbrëmjen me dy zarfe të njëpasnjëshëm, ku përmbajtja e tyre shkaktoi jo pak trazira në lojë.
Një përjashtim i paparashikuar befasoi fermerët. Kejsi u largua nga “Ferma VIP” pasi theu rregullat e spektaklit, duke braktisur shtëpinë e fakirit për t’u bashkuar me fermerët e tjerë në festimet e 1 Majit, pavarësisht urdhrave të Agait. Ky vendim i prerë u mor për të dhënë një shembull për pjesëmarrësit e tjerë, asnjë shkelje nuk do të kalojë pa pasoja.
Mes tensionit, nuk munguan edhe lajmet e mira. Big Mama, e cila këtë javë mbajti me dinjitet rolin e kryefermeres, me urdhër të Agait, mandati i saj do të zgjatet deri të hënën.
Ndërkohë, Big Mama, përveç mandatit të zgjatur, rezultoi edhe fermerja e preferuar e publikut, duke i dhënë kështu edhe imunitet. Bashkë me të, edhe Limi me Esterin nuk do të jenë pjesë e nominimit, pas suksesit në sfidën e qypave.
Ndërsa disa fermerë gëzonin privilegje, të tjerë u përballën me sfida dhe vendime të vështira. Big Basta, Andrea dhe Nur u larguan nga shtëpia e fakirit me urdhër të Agait, por menjëherë më pas u vendos që ata të shkojnë në televotim, bashkë me Albën, e cila ishte dënuar në spektaklin e së hënës së kaluar po ashtu për shkelje të rregullave.
Tensioni kulmoi kur pas sfidës fizike dhe inteligjente, Ron, Elinara dhe Ylli u shtuan listës së të nominuarve. Humbja e Rronit ndaj Frederikut nuk ndikoi vetëm tek ai, por edhe tek dy bashkëlojtarët e tij, duke i çuar në nominim.
Kështu, televotimi i kësaj jave bëhet më i fortë se kurrë më parë. Alba, Nur, Big Basta, Andrea, Ron, Elinara dhe Ylli janë shtatë emrat që publiku duhet të zgjedhë për të qëndruar apo për të lënë garën.
Një moment prekës përjetoi edhe Ylli, i cili pas letrës së marrë të hënën nga ish-partnerja, këtë herë u telefonua nga daja i tij, Dukagjini. Ai i shprehu mbështetjen dhe krenarinë e familjes, duke e inkurajuar të vazhdojë rrugëtimin në fermë.
Një mbrëmje e ngarkuar me emocione, surpriza dhe kthesa të forta, që mbajti shikuesit të mbërthyer para ekranit.
Për të mos humbur asnjë moment nga “Ferma VIP 2”, mos harroni të ndiqni zhvillimet 24/7 në kanalet e platformës Tring, si dhe përmbledhjen ditore në orën 17:00 në ekranin e Vizion Plus./vizionplus.tv





