Video · Vendi
Keir Starmer mbërrin në Tiranë, Presidenti Begaj pret kryeministrin britanik
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samiti Politik Evropian që do të mbahet ditën e nesërme, 16 maj në kryeqytet.
Starmer është pritur nga Presidenti i vendit, Bajram Begaj në ambientet e Presidencës.
Reklamë
“Mirë se erdhe në Tiranë, Keir Starmer, i pari Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar që viziton Shqipërinë. Uroj dhe besoj që kjo vizitë do ta forcojë më shumë bashkëpunimin tonë drejt partneritetit strategjik”, shprehet Begaj.
Më pas, në orën 12:40 në ambientet e kryeministrisë kreu i qeverisë Edi Rama do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Starmer.
Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri britanik në vendin tonë.
Më shumë video
Reklamë




