E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

KED, parlamenti zgjedh në 7 dhjetor anëtaret e rinj

Ne 7 dhjetor parlamenti do te zgjedhe Këshillin e Emërimeve ne Drejtësi. Ky është institucioni i pare qe u ngrit ne kuadër te reformës dhe meqenëse mandati nje vjeçar ka përfunduar, kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi do te hedhe shortin pas dy javësh. E drejta per te zgjedhur Këshillin e Emërimeve ne Drejtësi i takon Presidentit te Republikës, por ai vendosi t’ia kaloje ketë kompetence parlamentit.

 

Këshilli i Emërimeve ben vlerësimin dhe renditjen e kandidateve per Inspektorin e Drejtësisë dhe kandidateve per Gjykatën Kushtetuese.

 

Reklamë

Gjate vitit te pare te funksionimin Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi nuk kreu asnjë detyre, pasi vetingu ende nuk ka nisur dhe askush nuk mund te zgjidhet ne sistemin e drejtësisë, pa kaluar ketë skaner.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë