E diel, 20 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

KED hap garën për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka njoftuar hapjen e vakancës për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

 

KED e mori vendimin për shpalljen e vakancës gjatë mbledhjes që zhvilloi këtë të premte ku diskutoi projekt aktin normativ mbi përcaktimin e procedurave të verifikimit të kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

 

Reklamë

Gara do të jetë e hapur deri më 20 mars, ndërsa kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin në Gjykatën e Lartë pranë zyrës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

 

KED pas mbylljes së procedurave do të depozitojë një listë prej pesë kandidatësh të renditur sipas meritave nga të cilët do të përzgjidhet vetëm një.

Vazhdo të lexosh

Reklamë