Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pritet t’i nisë sot Parlamentit kandidaturën e vetme për Gjykatën  Kushtetuese, Altin Binaj. Ai ka kaluar të gjitha procedurat e vlerësimit dhe ka mbetur i vetmi në gare për gjyqtarin qe zgjedh Parlamenti.

 

Edhe pse Kushtetuta parashikon që duhen 3 kandidatë; duket se asnjë palë nuk do të ngrejë shqetësimin që në garë ka mbetur vetëm Altin Binaj; kjo edhe për shkak të apelit të përsëritur të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim.

 

Pas kësaj, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet t’i nisë kandidatët për Gjykatën Kushtetuese presidentit të republikës. Edhe për këtë vakancë ka vetëm një kandidate Sonila Bejtja, pasi Binaj do të zgjidhet nga Parlamenti. Me zgjedhjen e këtyre dy gjyqtarëve, Kushtetuesja pas 3 vitesh bëhet më në fund funksionale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *