Presidentja e Komisionit europian Ursula Von der Leyen konfirmoi se komisioni do të  do të rekomandojë nisjen e negociatave për anëtarësimin e Bosnjë Hercegovinës në Bashkimin europian. Gjatë fjalës së saj në parlamentin europian, von der Leyen theksoi përparimin që ka bërë Bosnjë Hercegovina.

 “Prej kur i dhamë statusin e kandidatit, Bosnjë e Hercegovina ka bërë hapa mbresëlënës drejt nesh. Më shumë përparim është arritur gjatë pak më shumë se një viti, sesa gjatë një dekade”, tha Ursula von der Leyen.

Përshtatja 100% me politikat e BE, ligji për parandalimin e konfliktit të interesit dhe përfshirja e dënimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të krimeve të luftës në Hagë në regjistrin shtetëror të krimeve, janë disa nga rezultatet e arritura nga Sarajeva.

“Kjo është arsye pse ne sot vendosim që t’i rekomandojmë Këshillit që të hapë negociatat për anëtarësim me Bosnjë e Hercegovinën. Mesazhi nga Bosnja e Hercegovina është i qartë. Prandaj edhe mesazhi ynë duhet të jetë i qartë, po ashtu. E ardhmja e Bosnjë e Hercegovinës është në Bashkimin Evropian”, shtoi ajo.

Pas rekomandimit të Komisionit  vendimin për nisjen e negociatave  pritet ta marrin liderët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në samitin e ardhshëm që do të zvillohet në 21 dhe 22 mars në Bruksel.Vendimi vjen mes tentativave të liderit derb të Republikës Srbska për pavarësi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *