Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka përshëndetur vendimin e Këshillit Europian, i cili ka rënë dakord që të fillojnë negociatat për Liberalizimin e Vizave për Kosovën.

 

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se edhe pse është i vonuar, është vërtet një lajm i mirë pasi sipas tij më në fund ka një datë finale për lëvizjen pa viza për qytetarët e Kosovës në hapësirën shengen.

 

“Edhe pse shumë i vonuar, lajmi i mirë vjen nga Këshilli Europian EU Council ku është rënë dakord që të fillojnë negociatat për Liberalizimin e Vizave për Kosovën.

 

Sipas vendimit, lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, dhe data për këtë është 1 nëntori i vitit 2023. Dhe në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024.

 

Ky është vërtet një lajm i mirë! Më në fund ka një datë finale”, shkruan Balla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *