Subscribe

Ndërsa korrupsioni është identifikuar si problemi kryesor për Shqipërinë pritshmëria e publikut nga SPAK është e madhe.

 

Por ish-prokurorë, avokatë dhe ekspertë ligjorë theksojnë se ka ardhur koha që ky institucion të korrigjojë shënjestrën, duke goditur deri në nivelet më të larta.

 

SHKËLZEN CANE


ISH-PROKUROR


Spak-u nuk mund të merret ta themi në gjuhën e publikut me një ryshfet 10 mijë lekësh që mund t’i jepet një punonjësi policie në rrugë. Korrupsioni për mua është gangrenë në shoqërinë shqiptare, sot më shumë se kurrë. Unë tashmë jam në rolin e avokatit dhe këtë po e shoh çdo ditë. Korrupsioni në institucionet shtetërore është në nivelet më të larta, ndaj mendoj që detyra e SPAK është ta godasë këtë fenomen. Pse jo edhe në nivel ministrash? Misioni i SPAK-ut ai është. Vënia përpara përgjegjësisë penale e funksionarëve të lartë shtetërorë, nisur nga kryetari i bashkisë e deri të presidenti i republikës.

 

Për avokatin Saimir Vishaj prioritet duhet të jetë gjurmimi i parave që burojnë nga aktiviteti kriminal.

SAIMIR VISHAJ


AVOKAT


Spaku prioritet duhet të ketë gjetjen e lekut. Në fund fare qytetarit nuk i leverdis nëse u dënua një ministër apo zv ministër, qytetarit i leverdis ku ka shkuar paraja sepse korrupsioni ka të bëjë me marrjen e lekut nga buxheti i shtetit apo taksapaguesit shqiptarë. Ne shumë mirë me ato lekë apo vjedhje që janë bërë ose do të bëhen mund të ishin ngritur kopshte, çerdhe, pse jo dhe qendra sociale.

 

Kur flitet për dosjet e nxehta të SPAK, padyshim që ajo e inceneratorëve është me e përmendura. Ish-prokurori Shkëlzen Cane shpreh rezerva për hetimet e deritanishme, ndërsa kërkon që të ndëshkohet kushdo që është i përfshirë në këtë aferë.

 

SHKËLZEN CANE
ISH-PROKUROR


Mendoj se në këtë çështje në hetim nuk është kryer, hetim i plotë, objektiv dhe i gjithanëshëm. Duke u nisur edhe nga të dhënat që po raportohen dhe nga përvoja ime si ish prokuror, mendoj që në atë çështje janë të implikuar edhe zyrtarë më të rëndësishëm sesa ata që janë dërguar për gjykim. Pse jo edhe në nivel ministrash? Misioni i SPAK-ut ai është. Vënia përpara përgjegjësisë penale e funksionarëve të lartë shtetërorë, nisur nga kryetari i bashkisë e deri të presidenti i republikës.

 

Pavarësisht se politika betohet që nuk ka asnjë ndikim mbi drejtësinë, hija e dyshimit mbi pavarësinë e hetuesve të SPAK mbetet.

 

SHKËLZEN CANE


ISH-PROKUROR


Nuk e mendoj se janë të pavarur prokurorët e SPAK. Ata unë i njoh, kam punuar më parë në prokuroritë e juridiskionit të përgjithshëm, janë profesionistë, nuk bien në ndikim, por ta themi troç, politika ka ndikuar te sistemi i drejtësisë, ka 30 vite, sado i vogël.

 

Gjatë vitit që lamë pas, prokuroria e posaçme hetoi një sërë dosjesh të rëndësishme.

 

Çështja e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit pret verdiktin e gjykatës. Ish-ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri, vuan dënimin e dhënë nga drejtësia. Fatin e tij patën edhe ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, si dhe ish-zëvendës ministrja e brendshme Rovena Voda. Megjithatë, këta shembuj janë të pamjaftueshëm për të fituar besimin e publikut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *