E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

KE çon në gjyq Hungarinë, shkak ligji për ndikimin e huaj që shkel regullat e BE

Komisioni Europian ka dërguar Hungarinë në Gjykatën e Grejtësisë për shkak të një ligji të diskutueshëm për ndikimin e huaj, i cili shkel një sërë rregullash të unionit.

Budapesti thotë se ky ligj është i nevojshëm për të mbrojtur “sovranitetin kombëtar”, por organizatat nderkombetare e kanë denoncuar atë si një mjet të rrezikshëm që synon ti mbylle gojën opozitës.

Reklamë

Hapi i fundit i Brukselit vjen pas veprimeve ligjore që Unioni ka nisur disa muaj më parë dhe si reagim ndaj përgjigjeve jo të kënaqshme nga Budaqpesti.

“Pas vlerësimit të kujdesshëm të përgjigjes së autoriteteve hungareze, Komisioni ruan shumicën e ankesave të identifikuara, të cilat ende nuk janë adresuar”, thuhet në njoftimin e komisionit. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë