E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kazakistani evakuon 83 shtetas nga Kina

Kazakistani thotë se ka evakuuar 83 shtetas nga qyteti Vuhan i Kinës, që konsiderohet epiqendër e koronavirusit të ri.

 

Në Kinë, mbi 300 persona kanë humbur jetën nga virusi i ri, teksa shumë shtete, nga frika e përhapjes së këtij virusi kanë vendosur kufizime të udhëtimit për kinezët, por edhe u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të shmangin udhëtimet drejtë Kinës.

 

Reklamë

Qeveria e Kazakistanit njoftoi sot se 80 nga 83 shtetasit kazak, që janë evakuuar nga Kina janë studentë.

 

Në deklaratën e qeverisë thuhet se edhe një numër i kirgizëve, bjellorusëve dhe armenëve janë transportuar me aeroplanin e njëjtë me të cilin janë evakuuar shtetasit kazak.

 

Personat e evakuuar pritet që të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

 

Ministria e Shëndetësisë në Kazakistan tha më 31 janar se 41 persona në vend ishin testuar për të parë nëse janë të prekur nga koronavirusi./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë