Subscribe

Ka përfunduar në Kavajë instalimi i matësve në masën 100 për qind. Në këtë qytet, nuk do të ketë më abonentë që faturohen Afrore, ndërkohë që deri në fund të muajit pritet të instalohen matësit për familjet në zonën e Shijakut dhe Krujës. Drejtues te OSHEE për rajonin e Durrësit, i bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për përmbushjen me sukses të këtij procesi. Brenda datës 25 qershor, pritet të përfundojë i gjithë procesi i instalimit të matësve në rajonin e Durrësit, më konkretisht në agjencinë e Shijakut dhe Krujës ku është numri më i madh i abonentëve që faturohen me fatura afrofe. Reflektimi i faturimit sipas konsumit real të matësit pritet që të ndjehet në faturën e muajit gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *