Subscribe

Kur kanë mbetur mbi dy javë nga zgjedhjet për kryetar të Bashkisë, Kavaja vetëm atmosferë elektorale nuk ka. Rrugëve mungojnë flamujt dhe banderolat e partive. Megjithatë, socialistet po bëhen gati për votimet. Klodian Shehi është kandidati i majtë qe ka nisur takimet me zgjedhësit.

 

Por Shehi nuk është i vetëm në garë. Përballë tij do të jetë i pavaruri Astrit Haka. Megjithëse nuk ka një rival demokrat në garë, kandidati socialist mendon se votimet do jenë të qeta dhe se protesta e thirrur nga opozita ditën e zgjedhjeve, nuk do të ndikojë aspak në proces.

 

Qytetarët e Kavajës duket se janë të ndarë, për çka duhet dhe çka pritet të ndodhë më 7 maj, ditën kur qytetarët do u drejtohen kutive të votimit, por edhe në sheshin kryesor, opozita do të zhvillojë tubimin e protestës.

 

Më 7 maj, në 15 qendra votimi të ngritura në Bashkinë Kavajë, janë thirrur të votojnë 61.750 zgjedhës. Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Bashkisë Kavajë do të zhvillohen pas shkarkimit të ish-drejtuesit Elvis Rroshi, për shkak të ligjit për dekriminalizimin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *