Pas tensioneve që shoqëruan konstituimin e bashkisë së Devollit dhe Kavajës, këtë të mërkurë, kryetarët e rinj kanë nisur punën normalisht.

Eduard Duro ka beret e ditur se administrata është paraqitur si zakonisht në punë.

Por një gjë e tillë është mohuar nga ish krybashkiaku I Devollit, Bledion Nallbati, mbeshtetesit e te cilit kane qendruar serish perpara godines se bashkise

Në bashkinë e Devollit janë më shumë se 30 punonjës në drejtoritë e kësaj bashkie, ndërsa në total së bashku me ndërmarrjet në varësi numri I tyre shkon ne 450-te.

Edhe në Kavajë situate ka qene e qete. Edhe pse perpara ndërtesës së bashkisë jane pare punonjës të policise, mbështetësit e ish kryetarit duket se i kane dhene fund protestes.

 

Banoret e Kavajes jane shprehur se presin që kryetari i ri të vazhdojë punën me prioritetet e qytetit.

 

Vete kryebashkiau Redjan Krali ka thekuar se administrata eshte ne pune me përjashtim të drejtuesve të departamenteve që janë me leje.

 

 

Ndërkohë këtë të mërkurë janë konstituuar këshillat bashkiak në Lushnje dhe Krujë.

 

Ne Lushnje eshte betuar kryetari i Fatos Tushe i cili e ka mandatin e tij te drejte ne krye te kesaj bashkie ndersa eshte zgjedhur edhe kreu i ri i keshillit bashkiak Ferdinand Gjermeni.

 

Ndersa ne Kruje eshte betuar Artur Bushi per mandatin e dyte qeverises.

 

Procesi ne te dyja bashkite ishte i qete dhe pa incidente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *