E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Katy Perry: Ja si u njoha Orlando Bloomin

Ilustrim · Vizion Plus

Katy Perry së funmdi ka zbuluar një detaj nga jeta e saj private, ajo ka treguar se si është njohur me të fejuarin e saj, aktorin Orlando Bloom.

 

Se dashuria ekziston në çdo hap të jetës dhe duhet të përjetohet çdo moment, flet historia mes dyshes hollivudiane.

 

Këngëtarja gjatë “American Idol”, zbuloi se si kishte rënë në dashuri me Orlando në një prej restoranteve të ushqimit të shpejt, In-N-Out.

 

“A mund të zbuloj diçka për ju? Të fejuarin e kam takuar në një restorant të ushqimit të shpejtë në Las Vegas. E kisha dërguar truprojën për të marrë ushqim dhe pastaj pashë dorën e Orlandos që merrte hamburgerin nga tavolina im. Unë menjëherë reagova duke i thënë se ishte i imi dhe mos ta prek’.

 

Ndërkohë Orlando para se të martohej me këngëtaren ishte në lidhje me super modelen amerikane, Miranda Kerr me të cilën ka djalin, Flynn.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh