Një nga sherret më të bujshme në Hollywood është padyshim ai i Katy Perry-t dhe Taylor Swift. E në momentin që ne menduam se gjërat po ktheheshin në normalitet, është Katy ajo që hedh bombën e rradhës.

 

 

Dihet tashmë që këngëtarja e “Fireworks” është mjaft e angazhuar në politikë dhe një mbështetesë e flaktë e Hillary Clinton. Së fundmi, ajo është pyetur në një intervistë se cffarë mendon për artistët e përfshirë në fushata politike.

 

 

“Nuk mendoj se duhet të tregosh bindjet e tua politike duke u ngjitur në një taracë e duke bërtitur. Por mendoj se duhet të luftosh për diçka, e nëse ti nuk ke asnjë çështje për të cilën përpiqesh fort atëherë je një person egoist dhe i shërben vetëm vetes! Pikë!”, – tregon Perry.

 

 

Nga kjo fjali duket se këngëtarja i drejtohet Taylor Swift, pasi kjo e fundit nuk është përfshirë kurrë në një kauzë apo në një fushatë, qoftë edhe për të dhënë një mendim të sajin.

 

 

Nuk e dimë nëse Swift do t’i kundërpërgjigjet koleges së saj, por një shpresojmë mos ta bëjë: një këngën kundër Katy-t!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *