Katy Perry hakmerret ndaj akuzuesve të saj

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Katy Perry, po eksperimeton vazhdimisht me look-un e saj. Pas shumë kohësh e pamë me flokë të platinta ndërkohë që tani, Katy ka vendosur t’i presë!
Ajo ka shpërndarë në SnapChat disa video ku shfaqet duke prerë flokët, si dhe duke na treguar modelin përfundimtar të look-ut të saj.
Ky model është i ngjashëm me atë të Miley Cyrus, gjë që nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga ndjekësit e këngëtares. Por Katy e ka një përgjigje edhe për këtë fakt.
Nuk ka kaluar shumë dhe këngëtarja ka treguar se ku është frymëzuar për modelin e ri të flokëve.
“Respekte për frymëzimin tim të ri!”, – shkruan ylli i muzikës përbri fotos së aktores së njohur, Michelle Williams.





