E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Katy Perry gjen kohën për të bërë bamirësi! Ja surpriza e vajzës së vogël…

 

Këngëtarja e famshme, Katy Perry ka vizituar një fanse të sëmurë që humbi koncertin e saj në Australi.
8-vjeçarja Grace Moores bëri një operacion truri javën e kaluar pasi kishte një tumor 6cm.

 

Motra e saj Tiana, 16 vjeçe, shkroi në Twitter se Grace mezi priste të ndiqte koncertin, derisa u diagnostikua me sëmundjen në prill.

Reklamë

 

 

Ekipi i Katy kontaktoi me Tianën dhe para se të performonte në Adelaide, këngëtarja takoi fansen. Tiana shkruajti se Grace ka qenë “fansja më e madhe e Katy që kur ishte tre vjece.” Gjithashtu performoi para saj këngët “Roar” dhe “Chained to the Rhythm”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë