Katy Perry dhe Orlando Bloom u fejuan në një helikopter ditën e të dashuruarve, por me sa duket momentalisht nuk kanë ndërmënd të martohen.

 

Së fumdmi Katy në një interviste kur u pyet nga moderatorët në lidhje me dasmën tha se ende nuk e ka dasmën në pë plan.

 

“Mendoj se jemi shumë mirë. Po punojmë fort në idetë dhe strukturat kryesore, përpara se të ndërtojmë një shtëpi gjigante. Po flas nga ana emocionale. Është shumë e rëndësishme të punojmë me marrëdhënien tonë përpara se të hedhim këtë hap të rëndësishëm. Kemi qenë të dy të martuar më parë dhe nuk është e njëjta gjë kur je në të 30-at”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *