Katy Perry me plot kuptimin e fjalës e largon Perrie Edwards nga rruga që në vend të saj të përqafonte Justin Bieber në prapaskenën e koncertit “One Love” në Manchester.

 

 

Video ka nisur të përhapet së fundmi masivisht në social media dhe vërteton se këngëtarja do të ishte e gatshme të bënte gjithçka në mënyrë që t’i afrohej Justinit!

 

 

Në pamjet e shfaqura, Katy dhe Perrie ndajnë bashkë plot 2 sekonda afrimitet përpara se Justin të kthehet në qendrën e vëmendjes. Kengetarja i dha atij një përqafim të madh duke i thënë se ishte shumë e lumtur që ai mundi të ishte i pranishem.

 

 

Por sinqerisht, Bieber duket se do të preferonte të ishte kudo tjetër ndërkohë që mundohet ta presë bisedën shkurt duke i thënë ‘Sa mirë që u takuam’, ndërkohë që Katy e pyeste se si i kishte shkuar dita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *