Katy Perry akuzohet për kanibalizëm!

Katy Perry ka publikuar më në fund klipin e saj më të ri, “Bon Appetit”, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke marrë një numër klikimesh prej 5 milion klikimesh në vetëm 5 orë.
Por, ndryshe nga herët e tjera kur klipet e Katy-t tërhiqnin vëmendje për mirë dhe për mesazhe e energji pozitive, këtë herë ka ndodhur e kundërta.
Shumë komentues në rrjetet sociale si Facebook, Youtube, Instagram, SnapChat, Twitter, e kanë akuzuar këngëtaren për kanibalizëm pasi në të gjithë videon ajo trajtohet sikur të ishte ushqim që serviret në pjatë.
Fillimisht, Katy shihet në një frigorifer gjigand, më pas merret nga disa kuzhinierë dhe lyhet me miell e për të përfunduar më pas në tavolinën dhe pjatat e disa burrave të veshur me kostume të zinj.




