Subscribe

Besimtarët katolikë e ortodoksë festuan këtë të martë lindjen e Krishtit.

 

Në katedralen e Shën Palit në Tiranë, besimtarët katolikë mbajtën meshën e mesnatës.

 

Imzot George Frendo gjatë drejtimit të meshës shprehu mesazhe paqeje dhe begatie për të gjithë besimtarët.

 

“Me mishërimin e birit të vet zhduku errësirat e botës dhe lindjen e tij të lume e shëndërriti këtë natë.Ai zhduktë prej jush errësisrat e veseve dhe ndriçoftë zemrat tuaja me dritën e virtyteve.Hyji ju mbushtë dhe ju me gëzimin e vet dhe ju bëftë lajmëtarë të ungjillit të vet.Ju pajistë me dhuratën e paqes së vet dhe të vullnetit të mirë.Gëzuar Krishtlindjet!”

 

Ndërkohë dhe vetë besimtarët shkëmbyen mes tyre urime për më shumë paqe e begati në jetët e tyre.

 

Krishtlindja është një festë me orgjinë romake që festohet çdo vit në natën mes datës 24 dhe 25 dhjetor dhe përgjatë tërë datës 25.

 

Narrativa tradicionale e Krishtlindjeve, që përshkruhet në Testamentin e Ri, thotë se profecia parashikoi lindjen e Jezusit në një stallë në Betlehem, si biri i Jozefit dhe Marias.

 

Në fakt dita dhe muaji i lindjes së Krishtit nuk dihen, por rreth shekullit të katërt kisha perëndimore zgjodhi datën 25 dhjetor, si një simbolikë për të përkujtuar ardhjen e Zotit në tokë në formën e njeriut, për të shlyer mëkatet e njerëzve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *